Përfundon sezoni për Betim Halimin e Gjilanit
Lexohet për: 1 min.
7-Betim Hal
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Gjilanit përmes një komunikate ka njoftuar se portieri i skuadrës, Betim Halimi do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Superligës së Kosovës.

Halimi pësoi lëndim në ndeshjen e 16 shkurtit kundër skuadrës së Prishtinës, raporton KosovaPress.

Pas testeve mjekësore, është konstatuar se Halimi ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë, dhe është i detyruar t’i nënshtrohet operimit.

“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, shkruante në komunikatën e Gjilanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025