Rundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës, ka përfunduar pas një ore e 20 minutash, raportuan mediat iraniane.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, delegacionet e të dy vendeve u tërhoqën për konsultime të brendshme pas përfundimit të takimit, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi rezultatet e diskutimeve.
“Presidenti Trump na ka autorizuar të gjejmë një zgjidhje diplomatike për një numër çështjesh”, tha Vance, duke shtuar se negociatat mund të hapin rrugën për një transformim të marrëdhënieve në rajon.
Ai e cilësoi Iranin si një faktor destabilizues në Lindjen e Mesme, por theksoi se gjatë orëve të fundit është shënuar përparim i konsiderueshëm në kontaktet diplomatike.Nga ana tjetër, delegacioni iranian nuk bëri deklarata pas takimit. Teherani ka përsëritur se çdo marrëveshje me SHBA-në lidhet me ruajtjen e paqes në Liban dhe respektimin e armëpushimit nga Izraeli.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, deklaroi më herët se situata në Liban do të ishte tema kryesore e bisedimeve, ndërsa do të diskutoheshin gjithashtu çështje që lidhen me asetet iraniane dhe eksportet e naftës.