Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR
votat
10/06/2026 - 11:32
Linku u kopjua

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor në Kosovë, në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Lajmin për KosovaPress e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, Faton Loshi, i cili tha se procesi i numërimit është mbyllur dhe materialet zgjedhore tashmë po dërgohen për verifikim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Prishtinë.

“Po, ka përfunduar, tash jemi duke i dërguar për në QNR në Prishtinë”, deklaroi Loshi.

Ai shtoi se gjithçka ka shkuar në rregull, pa ndonjë problem gjatë procesit.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, partia e parë në zgjedhjet e 7 qershorit ka dalë LVV me 42,95% ose 299,328 vota, PDK e dyta me 21,14% ose 147,292 vota, LDK e treta me 17,60% ose 122,659 vota dhe Aleanca e katërta me 7,16% ose 49,913 vota.

Në zgjedhjet e 7 qershorit sipas KQZ-së është dalja më e ulët e qytetarëve në zgjedhje, krahasuar me dy palë zgjedhje parlamentare të vitit 2025.   


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026