Përfaqësuesit e Luginës nisën për në ShBA, nesër para senatit
Lexohet për: 2 min.
lugina
1 vit më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara, ku nesër do të jenë pjesë e një ngjarje të zhvilluar në senatin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Ragmi Mustafi ka shkruar se Lucia nesër do të jetë një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës.

“Rrugës për kryeqendrën botërore të demokracisë. “Congressional Briefing” për Luginën e Preshevës organizuar nga zyrat  e senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters. Senatorët Ernst dhe Peters janë bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA.  Një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës. Pas një angazhimi të madh me Ligën Qytetare Shqiptaro - Amerikane të kryesuar nga Joe and Shirley DioGuardi për të raportuar pozitën e vështirë të komuniteti shqiptar dhe diskriminimin sistemik para Senatit në këto momente të jashtëzakonshme për zhvillimet politike. Përfundimisht, pjesë e agjendës së Capitol Hill-it. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025