Pérez shpall zgjedhjet e reja teMadridi: Nuk jap dorëheqje, do të kandidoj sërish
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pérez shpall zgjedhjet e reja teMadridi: Nuk jap dorëheqje, do të kandidoj sërish
New Project (46)
12/05/2026 - 18:43
Linku u kopjua

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, në një konferencë për media urgjente ka surprizuar botën e futbollit të martën duke shpallur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në klub, ku konfirmoi se synon të kërkojë një tjetër mandat.

Ndonëse koha e konferencës nxiti spekulime të shumta për një dorëheqje të mundshme, 79-vjeçari e nisi fjalimin e tij në mënyrë të prerë: "Më vjen keq t'ju them se nuk do të jap dorëheqje".

Pérez, i cili udhëheq klubin që nga viti 2009 (pasi shërbeu edhe në periudhën 2000-2006), i bëri thirrje çdo rivali të mundshëm që të dalë hapur në garë.

"Kushdo që dëshiron të kandidojë kundër meje, mund ta bëjë. Unë do të kandidoj për të mbrojtur të drejtat e anëtarëve tanë (socios). Por, mos lëvizni në hije," deklaroi ai, duke i kërkuar bordit elektoral nisjen e menjëhershme të procedurave.

Pérez është zgjedhur pa asnjë kundërshtar në katër proceset e fundit (2013, 2017, 2021 dhe 2025), andaj kjo lëvizje shihet si një sfidë e hapur për të rikonfirmuar pushtetin e tij në "Santiago Bernabéu".

Kosovapress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026