Pedro Porro: Është ëndrra ime e realizuar, kjo fitore i përket të gjithëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pedro Porro: Është ëndrra ime e realizuar, kjo fitore i përket të gjithëve
New Project - 2026-07-14T233316.704
14/07/2026 - 23:33
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Spanjës, Pedro Porro, i shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren ndaj Francës, ka shprehur emocionet pas kualifikimit në finalen e Kupës së Botës.

Është një ëndërr e realizuar. Me të vërtetë ishte ëndrra ime më e madhe. Jam shumë i lumtur për ekipin. Nga fillimi deri në fund luajtëm një ndeshje të madhe dhe bëmë gjithçka për të kaluar më tej”, tha Porro.

Mbrojtësi i Tottenhamit theksoi se suksesi erdhi falë punës së gjithë skuadrës, jo vetëm paraqitjes së tij personale.

Kjo është një fitore e ekipit, nuk ka të bëjë vetëm me mua. Dua t’i përgëzoj të gjithë për këtë paraqitje fantastike”, u shpreh ai.

Porro tregoi gjithashtu se Spanja e kishte të qartë planin ndaj Francës, duke theksuar se kontrolli i topit dhe ndalimi i kundërsulmeve franceze ishin çelësi i suksesit.

E dinim që mbajtja e topit do të na afronte me finalen. Kundërsulmi i tyre është pika më e fortë dhe ndalimi i tij ishte shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Për zëvendësimin e tij gjatë ndeshjes, Porro pranoi se kishte dhënë gjithçka në fushë: “Nuk e di në cilën minutë dola, por nuk mund të jepja më shumë. Të gjithë 26 lojtarët e meritojnë këtë sukses. Tani duhet të rikuperohemi dhe të japim gjithçka në finale.”

Vlen të theksohet se Spanja arriti ne finale me vetem nje gol te pranuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026