Futbolli francez është në zi pas vdekjes së talentit të ri Kenzo Kies, i cili humbi jetën në moshën 21-vjeçare pasi u mbyt në lumin Rhone në Francë.
Kies, pjesë e skuadrës rezervë të Guingamp, u nxor nga uji në gjendje kritike nga ekipet e shpëtimit pranë zonës së Lionit. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë në spital.
Shërbimet e emergjencës arritën të shpëtonin tre personat e tjerë, ndërsa Kies ishte i fundit që u gjet në ujë.
Vdekja e tij vjen në një periudhë kur vala e të nxehtit ka shkaktuar dhjetëra viktima në Francë. Autoritetet franceze kanë raportuar rreth 40 raste mbytjesh që lidhen me temperaturat e larta që nga fundi i javës së kaluar.Klubi i Guingamp reagoi me një mesazh prekës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit të ri dhe duke garantuar mbështetje të plotë për familjen e tij në këtë moment të vështirë.
Edhe Saint-Etienne i kushtoi një homazh ish-lojtarit të akademisë së saj, duke e përshkruar si një futbollist të talentuar dhe një djalë të respektuar nga të gjithë.