PDK largohet nga seanca, akuzon LVV-në për mungesë të kompromisit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PDK largohet nga seanca, akuzon LVV-në për mungesë të kompromisit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga salla plenare e Kuvendit, pasi në seancën e sotme nuk u përfshi si pikë e parë propozimi i tyre për miratimin e një rezolute në mbrojtje të viktimave të luftës. Kjo rezolutë vjen pas ekspozitës së Shkëlzen Gashit, ku kishte shumë pasaktësi për masakrat në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Kundër që kjo pikë të përfshihet si pikë e parë ishin nga LVV-ja, të cilët thanë se kjo rezolutë duhet të shqyrtohet si pikë e fundit e rendit të ditës.
Përkundër disa tentimeve të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, për kompromis, nuk u arrit pajtueshmëri mes grupeve parlamentare.
Në këtë rrethanë, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se e tërheqin propozimin dhe do të largohen nga seanca e sotme plenare.
“Në rast se nuk kalon si pikë e parë e rendit, ne e tërheqim propozimin dhe largohemi... në situatë të tillë, kur ka mungesë të vullnetit politik për të bërë kompromis për një çështje kaq të ndjeshme në të njëjtën ditë kur ne si opozitë iu votuam hyrjen në rend të ditës të marrëveshjeve ndërkombëtare, është e pakuptimtë për ne që të hedhim në votim propozimin tonë dhe ne do të largohemi nga salla dhe në emër të sallës do të qëndrojë vetëm deputeti Nait Hasani”, tha ajo.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.