Pasagjeri i dehur shkakton kaos në avion, piloti bën ulje emergjente në Karlsruhe
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pasagjeri i dehur shkakton kaos në avion, piloti bën ulje emergjente në Karlsruhe
ryanair.gjermani
07/05/2026 - 18:34
Linku u kopjua

Një pasagjer i dehur shkaktoi incidente në një avion fluturim nga Berlini drejt Alicantes në Spanjë, duke detyruar aeroplanin të bëjë një ndalesë të paplanifikuar në aeroportin e Karlsruhes, njoftoi policia gjermane të enjten.

Burri 43-vjeçar u soll në mënyrë agresive pas ngritjes së avionit dhe dyshohet se ka ngacmuar pasagjerët e tjerë “në mënyrë të papranueshme”, raporton dpa, përcjellë KosovaPress.

Ai po ashtu dyshohet se kishte vjellë brenda avionit. Për këtë arsye, piloti vendosi të realizojë një ulje emergjente për ta larguar pasagjerin nga aeroplani.

Burri u arrestua nga policia që po e priste në pistë. Më pas, bagazhet u desh të shkarkoheshin për të gjetur valixhet e tij, tha një zëdhënës i policisë.

Fluturimi i kompanisë Ryanair më pas vazhdoi udhëtimin drejt destinacionit të planifikuar në Spanjë.

Për shkak të asaj që bëri, 43-vjeçari përballet me akuza për shkelje të Ligjit për Sigurinë e Aviacionit lidhur me incidentin që ndodhi të mërkurën..

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026