Inflacioni në Turqi ka shënuar rritje në muajin prill, duke arritur në rreth 32 për qind në baza vjetore, sipas të dhënave zyrtare të publikuara, të hënën, nga Instituti Turk i Statistikave (TurkStat), raporton Anadolu Agency, përcjellë KosovaPress.
Sipas këtyre të dhënave, çmimet kanë vazhduar të rriten edhe gjatë vetë muajit prill, me një rritje mbi 4 për qind krahasuar me muajin mars, çka tregon për vazhdimin e trendit të shtrenjtimit në vend.
Ndërkohë, çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur mbi 34 për qind në baza vjetore, ndërsa transporti ka shënuar rritje mbi 35 për qind.
Përkundër faktit se inflacioni është më i ulët krahasuar me nivelet shumë të larta të vitit të kaluar, çmimet mbeten në rritje dhe vazhdojnë të rëndojnë buxhetin e familjeve.