Partizani dëshiron ta sjell Romën e Mourinhos në Tiranë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pasi që siguroi raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, dhe me synimin e vetëm te arritja e fazës grupeve të kësaj gare, Partizani po synon që të luajë një miqësore luksi.

Kampioni i Shqipërisë thuhet se ka nisur bisedimet me krerët e klubit të Romës, që të zhvillohet një miqësore mes dy klubeve në stadiumin “Kompleksi Sportiv Partizani”, përcjell KosovaPress.

Krerët e Partizanit janë optimistë se mund të arrihet marrëveshja për ta sjellë Romën e Jose Mourinhos në Tiranë.

Bëhet e ditur se kjo miqësore mund të luhet më datën 12 gusht, ku edhe mund ta shohim mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla të aktivizohet nga Mourinho.

Partizani i rikthehet aksionit më 10 gusht, ku do të zhvillojë ndeshjen e parë me Valmeiran në kuadër të kualifikimeve për në Ligën e Konferencës./a2news/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024