Javë e nxehtë po na pret, temperaturat arrijnë deri në 29°C
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Javë e nxehtë po na pret, temperaturat arrijnë deri në 29°C
24/05/2026 - 21:55
Linku u kopjua

Java e ardshme parashihet të karakterizohet me mot relativisht stabil, ku do të alternohen intervalet të gjata me diell dhe vranësirat, ndërsa në disa zona të izoluara parashihen riga shiu, raporton KosovaPress.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11°C, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s.

Ditën e martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13°C, ndërsa maksimalet 25-29°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura priten përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin  nga 25 deri në 29°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Ditën e enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale do të jenë 9-12°C, ndërsa maksimalet 23-27°C. Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.

Dhe të premten do të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri10°C, ndërsa maksimalet e ditës nga 22 deri në 26°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.

Në aspektin agrometeorologjik, kushtet konsiderohen të favorshme për kulturat pranverore dhe lagështia në tokë pritet të mbetet e mire për shumicën e bimëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026