Parashikimi i motit për të mërkurën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Parashikimi i motit për të mërkurën
meteo-caldo-e-temporali-prossimi-giorni-1-780x470-1-600x360
07/07/2026 - 22:51
Linku u kopjua

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë shtim të vranësirave, të cilat orëve të pasdites pritet të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, për t’u pasuar në orët e mbrëmjes nga një front i ftohtë, i cili do të sjellë intensifikim të reshjeve në të gjithë vendin.

Reshjet lokalisht do të jenë intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht gjatë frontit të ftohtë, me shpejtësi prej 20-65 km/h, njoftoi MeteoKosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 28 deri në 31°C.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026