Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se nesër (e hënë) pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Të martën, pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Siç ka informuar instituti, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta.
Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell, derisa në viset përreth relievit malor parashihen vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.”, ka informuar instituti.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.”, është bërë e ditur nga IHMK.
Ndërkaq, dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës së ardhshme. Parashihen vranësira të lehta dhe intervale të gjata me diell.