Haxhiu: Kurti nuk e ka refuzuar intervistimin, ai ka propozuar disa data
Lajme
Lexohet për: 2 min.
haxhiu-30-12-24
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu edhe sot ka ritheksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë e tij. Por, ka propozuar data, ditë dhe orë për Prokurorinë Speciale për ta intervistuar në zyrën e tij.

Haxhiu në një konferencë për medie ku prezantoi punën e saj përgjatë vitit 2024 tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është i korruptuar.

“Në qeveritë e kaluara ka lulëzuar korrupsioni e dini shumë mirë, këtu kemi qenë këtu jemi e dimë ku kanë qenë dhe si janë pasuruar kush është marr me ata. Askush nuk mund të thotë sot se kryeministri, Kurti është i korruptuar, askush madje as ata që po na luftojnë neve, as ata nuk thonë se kryeministri, Kurti  është i korruptuar kjo dihet botërisht. Por, ama në të kaluarën korrupsioni janë pasuruar, janë bërë milionerë veç duke qenë politikanë, veç duke qenë ministër e kryeministër apo ndonjë pozicion tjetër dhe askush nuk është marr me pasurinë e paligjshme…kryeministri Kurti nuk e ka refuzuar dëshminë ai ia ka propozuar disa data, disa ditë, disa orë Prokurorisë Speciale për ta intervistuar në zyrën e tij”, thotë ajo.  

Tutje, ministrja Haxhiu tha se nuk kanë hequr dorë nga reforma në sistemin e drejtësisë, por atë po e zhvillojnë në dy nivele.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025