Parashikimet për finalen e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal? Ja çfarë thonë qytetarët
Tema
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Parashikimet për finalen e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal? Ja çfarë thonë qytetarët
psg arsenal
30/05/2026 - 10:52
Linku u kopjua

Finalja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit, ka ngjallur debat dhe emocione të mëdha te tifozët e futbollit. Disa qytetarë kanë dhënë mendimet e tyre rreth skuadrës që besojnë se do ta fitojë këtë përballje të madhe.

Danjel Musollaj e sheh finalen si një përballje shumë të barabartë. Sipas tij, Arsenali ka bërë një rikthim të fuqishëm duke fituar titullin e Premier Ligës pas shumë vitesh, ndërsa PSG ka dëshmuar se triumfi i vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve nuk ishte rastësi.

“Mendoj që moti kohë s’ka qenë një finale më e barabartë, për shkak se Arsenali pas shumë vitesh mbërriti me fitu edhe titullin e Premier Ligës, ndërsa Parisi po e dëshmon që nuk e ka fitu vitin e kaluar rastësisht finalen e Champions Ligës. Është 50/50, po unë si fans jom fans i Bayernit edhe dëshira ime është që me fitu Arsenali për shkak se Parisi ka mrri me na eliminu. Mendoj që Arsenali ka me fitu me rezultat 2-1” – ka thënë Musollaj.

Ndërkohë, Rion Gorqaj shprehet shumë më i bindur në epërsinë e PSG-së. Ai vlerëson stilin e lojës së parisienëve dhe parashikon një fitore të thellë për ekipin francez.

Edhe Endresa Sopa është në anën e PSG-së. Ajo beson se skuadra nga Parisi ka lojtarë më cilësorë dhe strategji më të mirë.

Në të njëjtën mendje është edhe Eugen Ramadani, i cili mendon se PSG do të dalë fitues me rezultat të ngushtë 2-1.

Në përmbledhje, shumica qytetarëve i japin përparësi PSG-së për triumfin në finalen e madhe, ndërsa vetëm njëri prej tyre beson në fitoren e Arsenalit. Gjithsesi, të gjithë bien dakord për një gjë finalja pritet të jetë spektakolare dhe e luftuar deri në fund.

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Arsenalit, do të zhvillohet më 31 maj, në Budapest të Hungarisë, në stadiumin “Puskas Arena”, nga ora 18:00.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026