Zana Xërxa, mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën e mesme teknike "Nexhmedin Nixha", tregon se numër i vogël i vajzave po vijojnë mësimin në këtë shkollë. Ajo tregon se rreth pesë për qind e nxënësve i takojnë komuniteteve dhe që prindërit nuk lejojnë vajzat e tyre të ndjekin këto drejtime si shkak i paragjykimeve.
Nxënës dhe mësimdhënës të shkollave në Gjakovë, janë trajnuar gjatë ditës së sotme mbi edukimin mediatik. Sot është përmbyllur faza e dytë me temën "Keqinformimi, dezinformimi dhe informimi keqdashës", në kuadër të projektit "Edukimi mediatik për mësimdhënësit e nxënësve të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian".
Edhe Ernesa Bajrami, e cila është në vitin e parë të shkollës së mesme të mjekësisë "Hysni Zajmi", thotë se bashkëmoshatarët e saj po përballen me bullizëm, paragjykim e përjashtim.
"Shumë shpesh dalin lajme të rreme edhe pse nuk je aspak asi tipi, të gjithë po i besojnë atij lajmi. Shumë nxënës të komuniteteve edhe kanë lënë shkollën në gjysmë...Më së shumti nxënësit e komuniteteve edhe nëse nuk është personalisht për ty, e merr atë sikur e kanë bërë për ty", shprehet ajo."Brenda këtyre tetë trajnimeve janë trajnuar në lidhje me temën diku më shumë se 160 pjesëmarrës në total. Një numër jashtëzakonisht i madh, rreth 70 për qind e pjesëmarrëse kanë qenë gra arsimtare/mësimdhënëse, nxënëse që kanë qenë nga gjinia femërore dhe siç e patë edhe sot këtu në Gjakovë, 100 për qind ishin gra dhe vajza", shprehet ai.
Më tej, thekson se si shkak i dezinfomimit shumë fëmijë të komuniteteve po braktisin shkollat.
"Qëllimi i trajnimit "edukimi mediatik për nxënësit, mësimdhënësit dhe aktivistë të shoqërisë civile nga komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian", ka qenë që gjithë pjesëmarrësve t’u barten shkathtësitë se si ata të mund të identifikojnë, të mos pranojnë përmbajtjen mediatike që është manipulative dhe në vend të saj të zgjedhin informacionin që është i besueshëm, objektiv dhe i verifikuar", tregon ajo.
Projekti ka përfshirë dy faza, ku në fazën e parë kanë qenë të përfshirë mësimdhënësit e shkollave fillore nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.
Ndërkaq, në fazën e dytë kanë qenë të përfshirë profesorët dhe nxënësit e nivelit të mesëm shkollor nga klasa 10 deri në 12. Ndërsa, gjatë marsit do të mbahet edhe një punëtori tjetër që do t'i përfshijë aktivistët e shoqërisë civile nga këto tri komunitete.