Para 6 vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Para 6 vjetësh Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë
thumbs_b_c_7dfe96f9862106ab7ff79e398564cd43
06/06/2026 - 07:13
Linku u kopjua

Sot mbushen gjashtë vjet kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri i asokohe Avdullah Hoti hoqi masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Masat e reciprocitetit ishin vendosur më 1 prill 2020 nga Qeveria e kryeministrit të asokohe Albin Kurti pas heqjes së taksës 100 % të importit të mallrave nga Serbia.

Me shumicë votash të kabinetit qeveritar u anuluan vendimet e qeverisë së mëparshme të miratuara më 20 mars dhe 30 maj për futjen graduale të reciprocitetit, në vend të taksës 100 për qind të mallrave nga Serbia.

Hoti deklaroi se heqja e masave do të ishte e vlefshme për një kohë të caktuar që të sigurojë një shans për dialog, ndërsa partnerët ndërkombëtarë pritej të bënin presion ndaj Serbisë, dhe në rast se dialogu nuk do të jepte rezultate, Qeveria e Kosovës ruante të drejtën e kthimit të masave.

Serbia kishte ndërprerë dialogun kur Kosova vendosi taksën 100 % për importin e mallrave serbe, ndërsa bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, insistuan në heqjen e saj, që të krijohen kushte për vazhdimin e dialogut.

Më vonë, kryeministri aktual në detyrë Albin Kurti vendosi të zëvendësojë taksat me reciprocitet, me të cilin nuk u pajtua Lidhja Demokratike e Kosovës, partner i koalicionit të atëhershëm, dhe kjo çoi në rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, pas vetëm 50 ditësh qeverisjeje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026