'Paqe për të gjithë', sekretari i OKB-së uron festën e Kurban Bajramit
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_41b234a62c2c2de14df52055b44eafd4
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres uroi të dielën ditën e Kurban Bajramit, duke u solidarizuar me myslimanët në mbarë botën, të cilët nuk janë në gjendje të festojnë me të dashurit e tyre për shkak të konflikteve të vazhdueshme.

"Këtë Kurban Bajram unë shpreh solidaritetin tim me të gjithë muslimanët të cilët, për shkak të konfliktit, dhunës dhe ndarjes, nuk do të mund të festojnë me të dashurit e tyre", shkroi Guterres në X.

“Vlerat e solidaritetit dhe empatisë që frymëzon ky rast le të na udhëheqin drejt dhembshurisë dhe paqes për të gjithë”, shtoi ai.

Festa myslimane e Kurban Bajramit, ose Festa e Sakrificës, filloi të dielën në Turqi dhe shumë vende të tjera. (AA)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024