Palmer reagon pasi u la jashtë ekipit të Botërorit: Nuk po qaj
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Palmer reagon pasi u la jashtë ekipit të Botërorit: Nuk po qaj
New Project - 2026-06-25T200054.855
25/06/2026 - 20:01
Linku u kopjua

Ylli i Chelsea-t, Cole Palmer, ka thyer heshtjen pasi u la jashtë skuadrës së Anglisë për Kupën e Botës nga trajneri Thomas Tuchel, në atë që konsiderohet si një nga vendimet më kontreverse të gjermanit.

Përveç Palmer, Tuchel la jashtë edhe emra si Phil Foden dhe Trent Alexander-Arnold, duke u shprehur:

"Ne nuk po grumbullojmë lojtarët më të talentuar, po përpiqemi të ndërtojmë një skuadër". Trajneri gjerman arsyetoi se problemet fizike dhe rënia e formës së Palmer te Chelsea këtë sezon ndikuan në vendimin e tij.

Në një intervistë për I-D, Palmer u shpreh i qetë për këtë vendim:

"Nuk po qaj për një vendim që nuk mund ta ndryshosh dhe shpresoj që djemtë të shkojnë deri në fund."

Ai pranoi se sezoni i fundit nuk ishte më i miri dhe shtoi se do ta shfrytëzojë këtë verë për t'u çlodhur për herë të parë pas 3-4 vitesh, ndërsa konfirmoi se do t'i ndjekë ndeshjet e Anglisë në televizion.

Ndërkohë, pas barazimit pa gola të Anglisë ndaj Ganës, legjenda si Wayne Rooney dhe analisti Jamie Carragher kanë kritikuar ashpër Tuchel-in, duke thënë se mungesa e kreativitetit të Palmer dhe Foden në fushë do të jetë pengu më i madh i trajnerit në këtë Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026