Kosova vazhdon shkëlqimin në futsall, mposht Austrinë dhe siguron kualifikimin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova vazhdon shkëlqimin në futsall, mposht Austrinë dhe siguron kualifikimin
futsall kosova
10/04/2026 - 18:46
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në parakualifikimet për Botërorin 2028, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në miniturneun e Grupit D që po zhvillohet në Igalo.

Dardanët triumfuan në një ndeshje spektakolare ndaj Austrisë me rezultat 6:3, duke dëshmuar formë të lartë dhe efikasitet në momentet kyçe të takimit.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por Kosova ishte më konkrete para portës. Rezultatin e zhbllokoi Shefki Kameri në minutën e 11-të, ndërsa më pas shkëlqeu Ramadan Alaj, i cili realizoi katër gola, duke qenë pa dyshim lojtari i ndeshjes. Në listën e golashënuesve u regjistruar edhe Shqiprim Imeri, që shënoi në minutën e 28-të.

Nga ana tjetër, për Austrinë realizuan Gustavo dhe Alex Flogel, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan për të ndalur ritmin ofensiv të Kosovës. Me këtë fitore, Kosova ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën kryesore të eliminatoreve, pasi dy vendet e para nga grupi avancojnë tutje.

Ndeshja e fundit dhe vendimtare për vendin e parë në grup do të zhvillohet ndaj Malit të Zi, të dielën nga ora 19:30, ku Dardanët synojnë ta mbyllin këtë fazë me maksimumin e pikëve.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026