Presidenti amerikan Donald Trump ka lajmëruar se ka ndërprerë përkohësisht planin e tij të quajtur “Projekti i Lirisë”, për lëvizjen e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit. Megjithatë nuk dihet se sa do të zgjasë ky pezullim.
“Bazuar në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, suksesin e jashtëzakonshëm ushtarak që kemi arritur gjatë fushatës kundër Iranit dhe, gjithashtu, faktin se është bërë përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit, kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa bllokada do të mbetet plotësisht në fuqi, ‘Projekti i Lirisë’ do të pezullohet për një periudhë të shkurtër kohe, për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet”, shkroi ai në Truth Social, transmeton KosovaPress.
“Reagimi i hirshëm i Presidentit Trump ndaj kërkesës së paraqitur nga Pakistani dhe vendet e tjera vëllazërore, veçanërisht Mbretëria e Arabisë Saudite dhe vëllai im i dashur, Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princ Mohammed bin Salman, do të kontribuojë shumë në avancimin e paqes rajonale, stabilitetit dhe pajtimit gjatë kësaj periudhe të ndjeshme”, njoftoi kryeministri në X.
Ndërkaq theksoi se “Pakistani mbetet i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur të gjitha përpjekjet që promovojnë përmbajtje dhe zgjidhje paqësore të konflikteve përmes dialogut dhe diplomacisë”.