Padeli synon paraqitje dinjitoze në Lojërat Mesdhetare, fillojnë përgatitjet
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Padeli synon paraqitje dinjitoze në Lojërat Mesdhetare, fillojnë përgatitjet
padel-shulemaja
21/04/2026 - 10:36
Linku u kopjua

Kryetari i Federatës së Padelit të Kosovës, Besim Shulemaja, ka theksuar se përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2026 po zhvillohen me intensitet të lartë, me synim që Kosova të përfaqësohet sa më denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, këto lojëra përbëjnë një mundësi të rëndësishme për promovimin e vendit në sportin e padelit.

“Për lojërat mesdhetare, është një përgatitje e veçantë për neve. Ne jemi duke u munduar të gjithë, me federatën edhe me ndërkombëtaren tonë që e kemi, për të përfaqësuar Kosovën. Tash do të marrim pjesë në vitin 2026 në Itali, ku do të mbahen lojërat mesdhetare, dhe atje kemi për t’i dërguar katër ekipe meshkujsh dhe katër ekipe femrash. Domethënë, edhe ky është një shans tepër i mirë për neve, për me e treguar Kosovën edhe me e vendos Kosovën sa më shumë në hartën e padel-it në Evropë dhe në botë” – deklaroi Besim Shulemaja për KosovaPress.

Ai bëri të ditur se përgatitjet kanë nisur tashmë në bashkëpunim me institucionet vendore dhe sportistët.

“Kemi filluar, po. Jemi në bashkëpunim me komunën edhe me Komitetin Olimpik, edhe me lojtarët edhe me rininë për me marrë nga të vetit edhe me u shpjeguar se i kemi vetëm afërsisht tri vite e gjysmë për me mund me u përgatitë, për me qenë në top kur të vijë koha, dhe jemi të përgatitur. Pasi që jemi në nacional vendore, domethënë është shumë e rëndësishme për ne me pasë ekipe të forta” – shtoi Besim Shulemaja.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Federatës, Jusuf Kika, njoftoi për një tjetër zhvillim të rëndësishëm për sportin e padelit në vend.

“Padyshim që po. Në kuadër të federatës, jo vetëm me diplomatikët, mirëpo tash po sjellim edhe turne ndërkombëtar këtu. Mbas dy javësh, domethënë, do të vijë FIP BRONZE PRISHTINA, që është në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Padelit, edhe do të jenë më shumë se 100 ose 150 lojtarë nga 10-15 shtete të huaja. Edhe do të jetë një aktiviteti i parë ndërkombëtar i padelit në vendin tonë” – tha Jusuf Kika.

Ky zhvillim shihet si një hap i madh për rritjen e padelit në Kosovë, duke i hapur rrugë sukseseve të ardhshme në skenën evropiane dhe botërore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026