Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nënshkrimet për dorëheqjen e Abdixhikut, Osmani: Jam deklaruar më herët për këto tema
Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se qëndron prapa deklarimeve të mëhershme për zhvillimet brenda LDK-së.
Për sa i përket nismës për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, Osmani tha se vlejnë të njëjtat deklarime.
“Jam deklaruar për këto tema më herët. Vlejnë të njëtat”, tha shkurt Osmani, para selisë së LDK-së, raporton KosovaPress.
Kujtojmë se ditë më parë, Osmani ka shprehur mbështetjen e saj për Abdixhikun. Ndërkaq, KosovaPress ka raportuar ekskluzivisht të dielën, se kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e Abdixhikut pasi nuk janë të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.