Dy futbollistët e rinj kanë shprehur emocionet dhe motivimin e tyre pas ftesës për herë të parë në Kombëtaren e Kosovës, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet miqësore.
Në prononcimin për Federatën e Futbollit të Kosovës, Matoshi dhe Nivokazi deklaruan se janë pritur jashtëzakonisht mirë nga bashkëlojtarët dhe stafi teknik.
“Është një ndjenjë shumë e mirë, të cilën nuk e kisha përjetuar deri tash. Të gjithë lojtarët janë shumë të mirë, po ashtu edhe stafi i trajnerëve. Bisedojmë lirshëm me njëri-tjetrin, ashtu siç duhet të jetë. Po më duket sikur kam luajtur për kohë të gjatë për Kosovën. Më vjen mirë prej të gjithëve për pritjen” – ka thënë Matoshi.
Ndërkohë, Matoshi, tregoi se i ka ndjekur vazhdimisht “Dardanët” dhe së është ndier i zhgënjyer që ata nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Botëror.Megjithatë, ai mbetet optimist për të ardhmen dhe beson se Kosova mund të arrijë një sukses historik në vitet e ardhshme, me kualifikimin në “Euro 2028” si objektivin kryesor të ekipit.
Megjithatë, mbetet optimist për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës ku beson se mund të arrijë një sukses historik në vitet e ardhshme, atë të kualifikimit për në “Euro 2028”.
Të dy futbollistët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e grupit gjatë këtyre ndeshjeve miqësore, të cilat shërbejnë si test i vlefshëm për Kombëtaren para sfidave kualifikuese që e presin në vazhdim.