Pacolli: Nënshkrova kontratë qindra milionë dollarë në Samitin e biznesit SHBA-Irak
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pacolli: Nënshkrova kontratë qindra milionë dollarë në Samitin e biznesit SHBA-Irak
Pacolli1234
18/07/2026 - 22:31
Linku u kopjua

Biznesmeni dhe ish-politikani Behgjet Pacolli bëri të ditur se në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit nënshkroi kontratë me vlerë disa qindra milionë dollarë amerikanë, gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak.

Postimi i plotë:

Ne Washington!

Në Dhomën e Tregtisë të SHBA-së në Uashington, D.C., gjatë Samitit të Biznesit të Nivelit të Lartë SHBA-Irak, ku u nënshkruan marrëveshje me vlerë qindra miliarda dollarë, unë pata nderin të nënshkruaj, në emër të JV Mabetex Veritas të Michiganit, një marrëveshje me vlerë disa qindra milion dollarë amerikanë.

Nënshkrimi u bë në prani të Kryeministrit të Irakut, SH.T. Ali Al-Zaidi dhe sekretarit të Energjisë të ShBA Chris Wright,  me Guvernatorin e Nineveh, SH.T. Abdul Qader Al-Dakhil, dhe parashikon rindërtimin e një pjese të qytetit historik të Mosulit, duke përfshirë infrastrukturen komplete urbane banesore,  gastronomike si dhe ambientale.

Jam krenar që JV jonë Mabetex Veritas vazhdon të sjellë ekspertizën e saj në projekte të mëdha ndërkombëtare, duke ndërtuar partneritete që krijojnë vende pune, rivendosin komunitetet dhe përparojnë zhvillimin e qëndrueshëm në këtë rast midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026