Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak
Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Sipas njoftimit të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara, bordi është përqendruar në forcimin e ndërveprimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe NATO-s, me qëllim rritjen e aftësive për koordinim dhe komunikim në operacionet e përbashkëta.
Në fokus të diskutimeve ishte siguria e komunikimeve (COMSEC), e cila u vlerësua si një element kyç dhe bazë për të gjitha përpjekjet që synojnë avancimin e ndërveprimit dhe bashkëpunimit mes partnerëve të sigurisë.
Ky zhvillim konsiderohet një tjetër dëshmi e përkushtimit të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.