Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë për media para ndeshjes së 26 marsit ndaj Sllovakia, duke theksuar vështirësinë e sfidës dhe besimin që ka skuadra për të arritur rezultat pozitiv.
Në fillim, ai u ndal te rëndësia e ndeshjes dhe vetëbesimi i ekipit, duke nënvizuar se Kosova ka treguar potencial edhe më herët në garë.
Duke folur për përgatitjet, Foda theksoi gjendjen e mirë të futbollistëve dhe fokusin në aspektin taktik për këtë përballje.
“Nuk do të ketë nevojë t’i stërvitim lojtarët pasi ata janë në top formë dhe vijnë të gatshëm nga ekipet e tyre. Mirëpo theksi kryesor do të jetë nga ana taktike ku do të punojmë shumë fort që parimet tona t’i zbatojmë në fushë dhe t’ua japim një plan atyre se si të kundër Sllovakisë”, theksoi Foda.
“Sigurisht se mungesa e këtyre lojtarëve ka rol të rëndësishëm mirëpo lojtar si Amir Rrahmani përveçse se është në top formë në fushë është edhe kapiten i skuadrës si dhe është nga ana e personalitetit shumë i rëndësishëm për skuadrën. Po ashtu edhe Leon Avdullahu si mesfushor është strateg shumë i madh dhe sigurisht se do të na mungojnë mirëpo ne kemi bërë kalkulimet tona, kemi menduar mirë dhe po besojmë që do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura”, u shpreh Foda.
Ai foli edhe për Edon Zhegrovën për të cilin tha se është shumë element kyç për dardanët, por nuk zbuloi nëse do të luajë ndaj Sllovakisë.
Ballafaqimi ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovëz zhvillohet më 26 mars dhe është e vlefshme për playoff-in e Botërorit 2026.
KosovaPress