Mbyllet për tri ditë një segment i kësaj rruge në Prishtinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet për tri ditë një segment i kësaj rruge në Prishtinë
Për shkak të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Komuna e Prishtinës, do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Sipas njoftimit, mbyllja do të hyjë në fuqi sonte, më 13 korrik, në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri më 16 korrik, në orën 20:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët këshillohen të shfrytëzojnë rrugët alternative, përkatësisht aksin “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – me dalje në rrugën “Agim Ramadani”, si dhe rrugën “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës, me dalje po ashtu në rrugën “Agim Ramadani”.
” Gjatë kësaj periudhe, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative: Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” – Rruga B – dalje në rrugën “Agim Ramadani”. Rruga “Mark Dizdari”, në drejtim të Fontanës – dalje në rrugën “Agim Ramadani””, thuhet në njoftim.
Komuna ka bërë të ditur se lëvizja e këmbësorëve do të mbetet e mundësuar, ndërsa trafiku do të menaxhohet përmes sinjalizimit përkatës dhe personelit të angazhuar në terren.
Autoritetet komunale kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre deri në përfundimin e punimeve.
Ndërkohë, mbrëmë kanë përfunduar një segment (në gjysmën e parë) të rrugës “Fehmi Lladrovci”, e cila është hapur për qarkullim dje prej orës 20:00.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.