Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë ambasadoren Heleni Vakali, ka ritheksuar nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Ajo tha se masat e BE-së, të vendosura vitin e kaluar ndaj Kosovës, janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog.
Osmani foli edhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili është në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ndryshe, BE vendosi vitin e kaluar masat ndëshkuese ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos ndërmarrjes së masave për uljen e tensioneve në veri.
Bislimi vazhdon kritikat ndaj BE-së për qasje të pabalancuar në dialogun me Serbinë • KosovaPress
Tensionet në veri nisën më 26 maj 2023, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave me shumicë serbe, nën përcjelljen e policisë hynë në ndërtesat komunale.
Sipas BE-së për këto masa Qeveria është njoftuar më 28 qershor 2023 dhe se ato janë të revokueshme në varësi të zhvillimeve dhe vendimeve të kryeministrit Albin Kurti.
Ky i fundit masat e BE-së për Kosovën i ka quajtur të padrejta, duke thënë se "Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit”.