Bislimi vazhdon kritikat ndaj BE-së për qasje të pabalancuar në dialogun me Serbinë
Lexohet për: 1 min.
zevendeskryeministri-Besnik-Bislimi-2
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së duhet të hiqen sa më parë, pasi Kosova ka përmbushur kërkesat bazë për situatën në veri.

Bislimi duke raportuar në Komisionin parlamentar për integrime evropiane, kritikoi Bashkimin Evropian për qasje të pabalancuar edhe në dialogun me Serbinë.

Sipas Bislimit, brenda vendeve anëtare të BE-së ka presione sesi ka masa ndëshkuese ndaj Kosovës, veçse ka vendosur kryetar legjitim në katër komuna, ndërsa s'ka masa ndëshkuese ndaj Serbisë për agresionin në Banjskë.

Ai nënvizoi se dialogu me Serbinë është i rëndësishëm, por kjo nuk duhet të pengojë Kosovën në procesin integrues.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025