Osmani: Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström, me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Serbinë dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian.

Takimi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca e Kosovës.

Në raport me procesin e dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani theksoi se Marrëveshja e Brukselit, e trajton Kosovën dhe Serbinë si palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore. Megjithatë, Presidentja Osmani ka potencuar se Serbia po vazhdon me obstruksione sa i përket zbatimit të marrëveshjes së arritur.  Sipas Presidentes Osmani,  Kosova do të vazhdojë të koordinohet me aleatët ndërkombëtar rreth zbatimit të Marrëveshjes dhe se është e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatë.

https://kosovapress.com/admin/ministri-i-jashtem-suedez-kerkon-zbatim-te-marreveshjes-kosove-serbi/
Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
53
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024