Osmani mohon akuzat, thotë se takimet me qytetarë s’janë ndalur asnjëherë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani mohon akuzat, thotë se takimet me qytetarë s’janë ndalur asnjëherë
Vjosaa
30/04/2026 - 10:52
Linku u kopjua

Ish-presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka quajtur dezinformata deklaratat e disa njerëzve brenda partive politike, se ajo po i takon qytetarët vetëm këto ditë, dhe se këtë nuk e kishte bërë gjatë mandatit të saj si kryetare e shtetit.

Osmani në një video – mesazh në Facebook, ka ndarë edhe fotografi nga vizitat e saj brenda vendit gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Osmani tha se këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë në gjithë vendin, madje edhe në edhe në shoqatën e zjarrfikësve.

“Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen se pse po i takojë qytetar, e disa madje dezinformojnë se nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e marxhinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në shkolla, në kopshte, në spitale, në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë. Dhe po, edhe në shoqatën e zjarrfikësve. Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë, sukrse dje, ashtu edhe sot e mbi të gjitha në të ardhmen, bazamenti më i fort i angazhimit tim do të mbetët pikërisht lidhja me qytetarët, sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm. Shihemi në komunën e radhës”, thuhet në video-mesazhin e Osmanit.

Vjosa Osmanit më 4 prill 2026 i ka mbaruar mandati pësëvjeçar si presidente vendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026