“Gratë janë drejtuese të proceseve, nga jeta publike dhe politike, tek forcat e sigurisë, diplomacia, ekonomia dhe biznesi. Përvoja na ka treguar se kur gratë marrin pjesë plotësisht, shoqëritë bëhen më të drejta, më të forta dhe më të pasura”, tha në një urim drejtuar grave dhe vajzave në mbarë botën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në fjalimin e saj, Osmani që është edhe fituese e Çmimit 2025 “Women for Peace and Security” nga Asambleja Parlamentare e NATO-s tha se një proces paqeje që përjashton gratë nuk mund të ketë sukses të vërtetë, transmeton KosovaPress.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, flas jo vetëm si presidente e një shteti, por edhe si grua, nënë dhe bijë, që ka mësuar se me vendosmëri dhe guxim çdo paragjykim dhe barrierë e imponuar mund të kapërcehet, dhe se premtimi i së ardhmes i takon grave po aq sa burrave. Historia e vendit tim, Republikës së Kosovës, është një provë e gjallë e kësaj të vërtete...”, ka thënë ajo.
Avancimi i të drejtave dhe lidershipit të grave nuk është thjesht çështje drejtësie, por është thelbësor për shëndetin e demokracive tona, ka thënë ajo.To mark International Women’s Day, #NATOPA invited @VjosaOsmaniPRKS laureate of the 2025 #NATOPA Women for Peace and Security Award, to share a message with women and girls around the world. Her message highlights the importance of women’s leadership in building more peaceful and… pic.twitter.com/ifolp0JahZ
— NATO PA / AP-OTAN (@natopa) March 8, 2026