Osmani e Kurti mburren me FSK-në: Është trashëgimtare e denjë e UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Osmani e Kurti mburren me FSK-në: Është trashëgimtare e denjë e UÇK-së
Kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar të enjten në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton KosovaPress.
Presidentja Vjosa Osmani tha se Epopeja e UÇK-së është dëshmi se liria fitohet me sakrificë dhe unitet.
Ajo tha se FSK-ja është trashëgimtare e denjë e UÇK-së, e cila bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar e mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit.
“Epopeja e marsit të vitit 1998 është dëshmi se liria fitohet me sakrificë, unitet, besim në të drejtën tonë për të jetuar të lirë në vatrat tona shekullore. Sot krenaria jonë nuk qëndron vetëm në të kaluarën, ajo marshon para nesh me uniformë moderne, profesionalizëm të lartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj Republikës sonë. FSK-ja është trashëgimtare e denjë e UÇK-së. Ajo bart në zemër idealin e lirisë dhe në duar e mban përgjegjësinë e sigurisë së vendit”, tha Osmani.
FSK-në e përmendi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se e njëjta është trashëguese e UÇK-së.
“Trashëguesja e UÇK-së, FSK-ja është kthyer në një forcë ushtarake që me ushtritë e NATO-s zbarkon në misione që e ndërtojnë dhe mirëmbajnë paqen kudo në botë. E gjithë kjo ka ndodhur dhe po ngjan nën urdhra dhe komanda nga një kazermë ushtarake me emrin Adem Jashari... Çdo ditë e më shpesh po e dëshmojnë rritjen dhe përparimin e ushtrisë së Kosovës. Kjo si rezultat i investimeve milionëshe të qeverisë, në pajisje dhe sisteme të armatimit”, tha Kurti.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.