New York fitoi ndaj San Antonios me rezultat 105-95 në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së, që u luajt në orët e para të së enjtes, sipas kohës kosovare, pasi përmbysën një disavantazh prej 14 pikësh.
Më këtë triumf, Knicks kanë arritur 12 fitore radhazi në “play-off”, duke hyrë në mesin e skuadrave me seritë më të gjata fituese në histori të NBA.
Victor Wembanyama shënoi 26 pikë dhe 12 kërcime për Spurs që luajtën si vendas, por pati efikasitet të ulët në gjuajtje.
San Antonio e mbylli pjesën e parë në epërsi 55-48 dhe në një moment udhëhoqi me 14 pikë në çerekun e tretë, por Knicks u rikthyen fuqishëm dhe e barazuan rezultatin para çerekut final.Me këtë fitore, New York mori avantazhin e fushës dhe u bë skuadra e parë që e mposht Spurs në ndeshjen hapëse të një finaleje.
Knicks janë vetëm tri fitore larg titullit të parë kampion pas 53 vitesh. Ndeshja e dytë do të luhet të premten (të shtunën në mëngjes, sipas kohës kosovare) në San Antonio.