Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i heq, sa më parë dhe plotësisht, masat ndëshkuese ndaj vendit. Për largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, optimistë janë njohësit e integrimeve evropiane.
Pas miratimit të konkluzave të ministrave të BE-së ditë më parë, ndër të cilat thuhet se BE-ja gradualisht do t’i heq masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për depërshkallëzuar tensionet në veri, në ekzekutiv theksojnë se Kosova s’ka iniciuar tensionet në veri.
Sipas tij, pas kësaj s’ka asnjë arsye që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të jenë në fuqi.
“Republika e Kosovës e ka përmbushur anën e saj të dakordimit të Bratislavës. Ka 6 muaj prej kur z. Borrell ka rekomanduar heqjen e masave ndaj Kosovës. Ka kohë që nuk ka më asnjë arsye valide që masat të jenë në fuqit. Ne i bëjmë thirrje BE-së që të heq masat sa më parë dhe plotësisht, bazuar në situatën aktuale në terren dhe rekomandimit të ish Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Borrell. Dhe të kthej shikimin kah Serbia e cila vazhdimisht ka pasur sjellje agresive ndaj Kosovës dhe është burim i tensioneve për gjithë rajonin”, thotë ai në një përgjigje për KosovaPress.Ajo thotë për KosovaPress se qeveria Kurti ka stopuar rrugën e integrimit evropian dhe ka sjell Kosovën nën masa.
“Kjo qeveri e ka stopuar rrugën e integrimit evropian. Ne jemi vendi i dytë që jemi të sanksionuar nga BE-ja. Njëra është Rusia për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa të dytët jemi ne. Ndërsa pas sulmeve terroriste që kanë ndodhur në Banjskë dhe Ibër-Lepenc ne nuk po shohim se kjo qeveri po përfiton nga këto sulme terroriste. Nuk e di sa kujt po i shërbejnë nëse nuk po i shërbejnë vendit. Po të kishte ndodhur e kundërta kjo çështje do të ishte diskutuar edhe në Këshill të Sigurimit”, thekson Kadrijaj.
Në njërën ndër pikat e konkluzioneve të miratuara më 17 dhjetor nga ministrat e BE-së kërkohet nga Kosova hapa të mëtejshëm për heqjen e masave ndëshkuese si dhe riintegrimin e serbëve të dorëhequr në institucionet.
Mirëpo, në qershor të këtij vitit ish përfaqësuesi i lartë i bllokut, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën, por kjo çështje ende vazhdon të diskutohet nga vendet anëtare të BE-së./E.Zeqiri
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...