Reagimet e BE-së, deklarohet Haxhiu: Vonesat e Kushtetueses janë të pazakonta
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e quan të pazakontë vonesën e Gjykatës Kushtetuese për trajtimin e ligjeve duke thënë se kjo gjykatë ka pasur vonesa deri në 16 muaj për raste të caktuara.
Këto deklarime ministrja Haxhiu i bëri pas shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve teksa u pyet mbi reagimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë se Gjykata Kushtetuese nuk duhet nënshtruar presioneve politike si institucion i pavarur.
Haxhiu përmendi disa nga ligjet dhe reformat që kanë ngecur si pasojë e vonesave nga Kushtetuesja.
Haxhiu arsyetoi reagimet dhe qëndrimet e partisë në pushtet kundrejt Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se kjo gjykatë në vazhdimësi ka penguar reformat.
"Prandaj, duke qenë që Gjykata Kushtetuese në vazhdimësi i ka vonuar reformat, i ka penguar reformat tona, natyrisht që duhet të kemi qëndrime publike për këtë. Duhet ta themi qëndrimin dhe mendimin në raport me këto vonesa", potencoi Haxhiu.