BKT Kosova me krenari njofton statusin e saj si nënshkruese zyrtare e Parimeve të Fuqizimit të Grave të Kombeve të Bashkuara (WEPs), një angazhim i nënshkruar nga CEO dhe anëtari i Bordit të BKT Kosova, Z. Suat Bakkal. Kjo iniciativë thekson përkushtimin e Bankës për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave në të gjitha nivelet e bankës.
Në deklaratën e tij gjatë ceremonisë së nënshkrimit të WEPs, Z. Suat Bakkal theksoi: “Në BKT Kosova, ne jemi thellësisht të angazhuar për promovimin e barazisë gjinore. Është thelbësore që gratë të kenë të drejtë të barabartë dhe të fuqizohen për të arritur potencialin e tyre të plotë pa diskriminim. Ky angazhim është çelësi për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme dhe të drejtë. Nënshkrimi i WEPs përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në misionin tonë të vazhdueshëm për të avancuar barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen në institucionin tonë”.
Parimet e WEPs janë një mjet thelbësor për korporatat të cilat duan të kontribuojnë në barazi gjinore të “Agjendës 2030” dhe “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”. Duke u bashkuar me komunitetin WEPs, BKT Kosova bën një angazhim të qartë për të bashkëpunuar me palët e interesit për të fuqizuar gratë.
Ne jemi mirënjohës për rolin e rëndësishëm të CSR Kosova në mbështetjen e çmuar gjatë gjithë procesit dhe vlerësojmë lartë përkushtimin e CSR Kosova për promovimin e barazisë gjinore në sektorin privat. Gjithashtu falënderojmë dhe vlerësojmë angazhimin e rrjetit CSR në organizimin e ceremonisë së nënshkrimit të Parimeve për Fuqizimit të Grave (WEPs), e cila bashkoi CEO-të lider për të demonstruar angazhimin e tyre të përbashkët për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë.BKT Kosova i bënë thirrje të gjithë sektorit privat në Kosovë që të adaptojnë këto parime si një udhëzues për të fuqizuar gratë në vendin e punës, në treg dhe në komunitet, duke siguruar përfitime të ndërsjella për organizatat tona dhe shoqërinë në tërësi.