Policia e Kosovës bëri të ditur për arrestimin e tre të dyshuarve për përfshirje në veprimtari penale, pas kontrolleve që janë kryer në tri lokacione të ndryshme: në Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
Policia njofton se dyshohet se persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë arritur të falsifikojnë dokumente të ndryshme, ndërsa u sekuestruar përkohësisht: rreth pesëdhjetë mijë euro para, një veturë, një armë zjarri – pa leje; dy shtëpiza kompjuteri, tre telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata dhe dokumente të ndryshme që do të jenë pjesë e provave në rast.
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas një pune hetimore disa mujore, me datën 17.06.2026, ka zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku në koordinim me prokurorin e PTH-Ferizaj dhe në bashkëpunim me njësitë tjera policore, është kryer urdhërkontroll në tre lokacione të ndryshme, në regjionet Prishtinë, Gjilan dhe Prizren.
• rreth pesëdhjetë mijë euro para kesh (vlera e përgjithshme),
• një veturë,
• tre (3) telefona mobilë dhe disa dëshmi-autorizime-kontrata dhe
Të dyshuarit e arrestuar lidhur me këtë rast janë shoqëruar në zyrat e njësisë përkatëse për intervistim.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, Neni 414, ‘falsifikimi i dokumenteve’, Neni 390, dhe ‘legalizimi i përmbajtjes së rreme’ neni 395 i KPRK-së, të cilët janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.