“Oj zonjë, ki mungesë të logjikës”, përplasen ministrja Rizvanolli me deputeten e LDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
“Oj zonjë, ki mungesë të logjikës”, përplasen ministrja Rizvanolli me deputeten e LDK-së
Kuvendi abdixhiku1234
Foto Ilustruese
21/04/2026 - 13:23
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është përplasur ashpër me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për energjinë elektrike, raporton KosovaPress.

Deputetja e LDK-së i kërkoi ministres që t’i shikojë raportet e KEK-ut në mënyrë më të mirë dhe pastaj të vijë në Kuvend.

Sipas saj, ka rënie të prodhimit të energjisë elektrike nga ana e KEK-ut.

“Ki rënie të prodhimit, oj zonjë. Këqyri raportet mirë dhe hajde tani në foltore dil”, deklaroi ajo.

Në reagimin e saj, ministrja Rizvanolli tha se e ka të vështirë me kuptu se çka po thotë deputetja e LDK-së, siç tha për shkak të mungesës së logjikës dhe koherencës.

“Deputeten, si zakonisht, është vështirë me të përcjell për shkak të mungesës së logjikës dhe koherencës. Është vështirë me ditë se çka je tu thanë”, tha ajo./KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026