Forumi Kombëtar Serb (SNF) ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për ndërhyrje politike dhe largime masive të punëtorëve serbë nga ‘institucionet serbe’ që funksionojnë në Kosovë, duke pretenduar se shkarkimet po përdoren për të detyruar integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në sistemin e Kosovës.
Është e ditur se strukturat ilegale të arsimit dhe shëndetësisë në Kosovë, që financohen nga Serbia nuk janë thjesht kujdes shëndetësor paralel dhe arsim që funksionon me planprogram të Serbisë sepse ato po shfrytëzon aktivisht dhe sistematikisht për qëllime të tjera, sipas interesave të Beogradit.
SNF pretendon se pas këtyre veprimeve qëndron zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe një plan i koordinuar ndërmjet Beogradit, Listës Serbe dhe Kosovës për integrimin gradual të ‘institucioneve serbe’ para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas tyre, largimet po përdoren edhe për të dobësuar kundërshtarët politikë të Listës Serbe dhe për të forcuar pozicionin politik të ministrit në detyrë Nenad Rashiq.Të premten e 15 majit edhe ministri në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, kishte folur për presione politike ndaj serbëve në Kosovë para zgjedhjeve nga ana e Beogradit dhe Listës Serbe, por këto pretendime janë mohuar nga Listsa Serbe.
Nga ana tjetër duhet kujtar se vite më parë ka pasur raportime për bartje të armëve me autoambulanca ilegale në veri të Kosovës pikërisht nga këto ‘institucione’ dhe se stafi i angazhuar në këto struktura ishte obliguar vazhdimisht t’u shërbejë interesave të Serbisë.
Por ajo që është shpërfaq deri më tani është se në veçanti nga puna po largohen individët që mbështesin politikanin liberal Nenad Rashiq. Ky i fundit në cilësinë e ministrit mbështet vazhdimisht serbët e Kosovës me projekte të ndryshme që financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, pa asnjë kushtëzim.