Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Oficerët e FSK-së diplomojnë në Shqipëri
FSK tirane1
10/07/2026 - 19:52
Linku u kopjua

Oficerë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar me sukses në Kursin e Lartë të Oficerit dhe Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të zhvilluara në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci vlerësoi se përfundimi i këtyre programeve të avancuara të edukimit ushtarak forcon kapacitetet udhëheqëse dhe operacionale të FSK-së, duke dëshmuar përkushtimin tonë për zhvillimin e një ushtrie moderne dhe profesionale.

“Ky sukses është gjithashtu dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e edukimit dhe aftësimit ushtarak”, shkroi Maqedonci.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026