Nuk do të jem njëri nga kandidatët për president, thotë Haradinaj
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nuk do të jem njëri nga kandidatët për president, thotë Haradinaj
haradinaj
25/04/2026 - 12:30
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai nuk do të jetë njëri nga tre të propozuarit eventualë për president të Kosovës.

“Jo, nuk do të jem”, tha ai kur u pyet nga gazetari i KosovaPress, të shtunën, para seancës së Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti doli sot me një propozim të ri në raport me PDK-në dhe LDK-në, duke u thënë që nëse këto dalin me tri propozime për kryetar të shtetit, njëri nga të cilët edhe mund të zgjidhet në krye të shtetit, partia e tij do ta tërheq kandidatin e saj për këtë pozitë.

Haradinaj i AAK-së dhe kryetari i PDK-së, Bedi Hamza, e quajtën sot këtë propozim të Kurtit joserioz, të vonuar, lojë dhe tallje me qytetarët. /KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026