Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se deri në shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës e kanë sjellë vendin, siç tha ajo, “njerëz me qëllime të rrezikshme”, raporton KosovaPress.
Përpjekjet e mbrëmshme të Lëvizjes Vetëvendosje për të zgjedhur një president të ri i ka konsideroi “shumë mirë të kalkuluara dhe të ideuara”.
“Në një Republikë Kushtutese ka diçka është që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kushtetuta nuk është tekst ceremonial është kontrata jonë e përbashkët si shtet, është kufiri që politika nuk mund të kalojë dhe që busulla që institucionet nuk mund të humbasin. Mbrëmë përpjekjet për zgjedhjen e një president të ri dështuan, ky dështim nuk ishte as rastësor, as i pamenduar, por përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe ideuar, për fat të keq”, tha ajo.