Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec
Gjykata-Themelore-Gjakovee1234
07/07/2026 - 20:25
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Gjakovë i caktoi masën e paraburgimit një muaj të pandehurit E.H., i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Sipas Gjykatës, i pandehuri dyshohet se theri me thikë dy persona në Rahovec.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “më 05 korrik 2026, rreth orës 22:30, në Rahovec, pas një mosmarrëveshjeje të çastit pranë lokaleve “C.B.” dhe “N’Q.B.”, i pandehuri dyshohet se me një mjet të mprehtë (thikë) ka sulmuar të dëmtuarin F.M., duke i shkaktuar plagë në pjesët vitale të trupit. Si pasojë, i dëmtuari fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, ndërsa më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor. Në të njëjtin incident, i pandehuri dyshohet se ka lënduar edhe të dëmtuarin E.H., duke e goditur me thikë në këmbën e djathtë, me ç’rast ai ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë”, thuhet në njoftim.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026