Një 24-vjeçare humb jetën në një vetaksident në Komoran, tre persona të tjerë lëndohen
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Një 24-vjeçare humb jetën në një vetaksident në Komoran, tre persona të tjerë lëndohen
shiriti i policise
21/07/2026 - 10:29
Linku u kopjua

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30 dhe bëhet fjalë për një vetaksident.

"Sot, rreth orës 05:30, në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit", deklaroi Hoxha.

Tre personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas informacioneve të para, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë e Hetimeve të Trafikut, ekipet emergjente dhe njësitë e tjera kompetente, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026