Nisin zgjedhjet te Real Madrid: Perez - Riquelme
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nisin zgjedhjet te Real Madrid: Perez - Riquelme
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka marrë një vendim taktik duke shpallur zgjedhje të parakohshme në klub, një lëvizje që po shihet si strategji për të kapur në befasi rivalët e mundshëm dhe për të ruajtur pushtetin e tij.
Ky proces do të jetë historik për klubin madrilen, pasi për herë të parë në dy dekadat e fundit, Perez do të ketë zyrtarisht një kundërkandidat përballë tij.
Ai është Enrique Riquelme, një sipërmarrës i suksesshëm në sektorin e energjisë së rinovueshme. Riquelme ka shpalosur menjëherë vizionin e tij premtues për tifozët, duke deklaruar se synon të sjellë në "Santiago Bernabeu" trajnerin Jurgen Klopp dhe sulmuesin Erling Haaland. Megjithatë, analistët spanjollë i shohin këto më shumë si premtime boshe fushate, pasi transferimi i të dyve në një afat të shkurtër kohor është pothuajse i pamundur.
Përveç kësaj, një fitore e mundshme e Riquelmes do të bllokonte rikthimin e javëvë të fundit të Jose Mourinhos ("The Special One") në krye të pankinës, një lëvizje që është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët.
Riquelme po ashtu planifikon të emërojë një drejtor sportiv, një pozitë që aktualisht nuk ekziston te Reali, pasi të gjitha vendimet menaxhohen nga Perez dhe krahu i tij i djathtë, Jose Angel Sanchez.
Pavarësisht kësaj sfide të papritur dhe kritikave të fundit se Perez ka humbur pjesërisht kontrollin mbi autoritetin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes, ekspertët spanjollë janë të prerë: shanset që Enrique Riquelme të fitojë përballë Florentino Perezit në këto zgjedhje janë zero.