De Jong zbulon detajet rreth lëndimit e të rëndë pas Botërorit
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
De Jong zbulon detajet rreth lëndimit e të rëndë pas Botërorit
New Project - 2026-07-23T185546.497
23/07/2026 - 18:58
Linku u kopjua

Kapiteni i Barcelonës, Frenkie de Jong ka reaguar vetë në Instagram pas spekulimeve të shumta për gjendjen e tij, duke publikuar një deklaratë të gjatë për tifozët.

Mesfushori holandez konfirmoi se lëndimi në gju ndodhi gjatë Botërorit 2026.

"Normalisht, nuk i kushtoj shumë vëmendje asaj që shkruhet për mua, ekipin apo klubin. Por së fundmi ka pasur shumë spekulime për lëndimin tim dhe situatën time te Barça."

De Jong shpjegon se pas ekzaminimeve të para në Botëror, doktorët i thanë se ishte lëndim i vogël:

"Gjatë Kupës së Botës, u lëndova në gju. Më thanë se ishte një lëndim i vogël dhe se nuk do të përkeqësohej nëse vazhdoja të luaja. Sfida e vetme ishte të luaja me pak dhimbje, por gjatë gjithë karrierës e kam bërë këtë kur mund të kontribuoj."

Sipas raportimeve, ai ka luajtur finalen e turneut me injeksione kundër dhimbjes, gjë që dyshohet se e ka përkeqësuar lëndimin. 

Në pushim, holandezi u kthye në Barcelonë për kontrolle, edhe pse ishte ende me pushime. 

"Në pushimet e mia, u ktheva në Barcelonë për ekzaminime të mëtejshme. Këto treguan se lëndimi ishte më serioz se sa u përcaktua fillimisht. Për fat, në këtë fazë nuk ka nevojë për operacion dhe tani jam plotësisht i fokusuar në rikuperimin dhe kthimin në fushë sa më shpejt të jetë e mundur."

Vlerësimet fillestare në Ciutat Esportiva flasin për mungesë 3 deri në 4 muaj, ndërsa u konfirmua se nuk ka dëmtim të madh të ligamenteve, me raportimet tjera që flasin për një dëmtim domethënës në gju. 

De Jong e mbyll me një mesazh për fansat:

"Çdo ditë punoj për të qenë në formën më të mirë. Të luash për Barçën dhe Holandën është diçka për të cilën ndihem tepër krenar dhe përkushtimi im nuk do të ndryshojë kurrë. Visca Barça Sempre."

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026