Nis takimi i fermerëve me ministrin e Bujqësisë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Nis takimi i fermerëve me ministrin e Bujqësisë
FERMERET-TU-HI-NTAKIM
06/07/2026 - 14:12
Linku u kopjua

Fermerët e qumështit kanë hyrë në takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë për të diskutuar kërkesat e tyre.

Takimi vjen pak pasi fermerët protestuan duke derdhur qumësht në tokë, në shenjë pakënaqësie ndaj ndërprerjes së përkohshme të grumbullimit të qumështit dhe situatës që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Fermerët kanë kërkuar rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit, publikimin urgjent të rezultateve të analizave për të larguar dyshimet mbi produktet vendore, si dhe rikthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit.

Ata kanë deklaruar se presin që nga takimi me Ministrinë e Bujqësisë të dalin me një zgjidhje konkrete, ndërsa kanë përsëritur thirrjen që institucionet t’i trajtojnë fermerët me dinjitet dhe respekt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026